Saturday, August 13, 2011

Si te krijosh nje marredhenie te mire

Keto keshillat e meposhtme per komunikim do te ndihmojne qe te rizbulosh entuziasmin dhe pasionin.

Dhe te ndertosh ne kete menyre nje marredhenie te mire dhe te forte midis teje dhe partnerit tend. Komunikimi i sinqerte, pozitiv dhe jo violent eshte celesi i suksesit ne nje marredhenie.



Tregohu i/e sinqerte dhe i ndershem

Ne qofte se deshiron te ndertosh nje marredhenie te mire atehere duhet qe ne radhe  te pare te marresh vendimn per te qene i ndershem ne cdo situate. Edhe atehere kur  mendon se nje moskuptim mund te zgjidhem me nje genjeshter, por mos e bej. Mbaje veten! Genjeshtrat do te rriten dhe ne kete menyre mund te komplikoni serjozisht marredhenien tuaj.

Thuaj cfare mendon

Asnjeri nuk mund te lexoje mendimet, keshtu qe atehere kur do qe te thuash dicka, thuaje forte dhe qarte. Per te krijuar nje lidhje te mire duhet te shprehesh ndjenjat, nevojat dhe deshirat. Sigurisht, me perpara duhet qe te kuptosh se cfare deshiron ne te vertete.

Bej kohe per tu menduar

Mendohu rreth opinioneve dhe kritikave te partnerit.Keto nuk jane asnjehere pa rendesi dhe gjithmone kane nje kuptin te fshehur.



Degjoje partnerin

Gjat nje diskutimi,mos merr rolin e nje degjuesi, por eshte e rendesishme qe te jesh dhe nje degjues aktiv. Ne qofte se deshiron qe te krijosh nje marredhenie te mire, degjoje partnerin dhe lere qe te dije ne qofte se i pranon dhe kupton problemet, ndjenjat, deshirat.

Marredhenia nuk eshte nje gare

Duhet qe te kujtosh se diskutimet me partnerin tend nuk jane nje gare ne te cilen njeri prej jush duhet te fitoje. Atehere kur keni nje probleme, provoni qe te arrini ne nje kompromis dhe te ndiheni qe te dy fituesa. Ne qofte se do qe te shprehesh mendimin ne nje probleme, ofro argumenta te forma dhe mos harro qe te vish me nje zgjidhje te pranuar per problemet e tua.Ne kete menyre do te krijoni nje lidhje te mire.

Mos kritiko

Cdo kritike duhet te mendohet shume dhe mbeshtetur me argumente te forta. Qellimi nuk eshte qe nje kritike te lendoje partnerin, por ti lejoje qe te korrigjoje problemet. Perpara se te kritikosh dike duhet qe te sigurohesh qe nuk ben te njejtin gabim.



Kritiko aktin, jo personin

Mund te kritikosh vetem se cfare ben partneri jot, por jo dhe personalitetin e tij. Brenda nesh, te gjithe jemi njerez te mire, kurse aksionet e gabuara jane rezultati i disa motivesh te ndryshme ose situatash. Mundohu qe te kuptosh partnerin dhe do te jesh ne gjendje qe te krijosh nje lidhje te mire.

Mos gjeneralizo

Gjat nje konflikti mundohu qe te fokusohesh ne problemin respektiv. Mos permend probleme te tjera te pa zgjidhura te cilat nuk kane asnje lidhje direkte me situaten ne fjale.

Shprehi ndjenjat

Mos ki frike qe te shprehesh ndjenjat dhe emocionet. Duhet te kemi parasysh faktin se nuk ka ndjenja te keqija ose negative, vetem disa te papelqyeshme. Ne nje marredhenie te mire eshte e lejuar qe te ndjesh cdo emocion pozitiv, duhet vetem te mesosh se si ta shprehesh ne nje menyre te pranueshme.

Respekto partnerin

Partneri jot duhet te jete shoku me i mire i joti. Respektoje eshte atehere kur nuk je dakord me ate ose nuk e kupton. Njerezit jane te ndryshem, keshtu qe meso dhe prano opinionet e partnerit tend dhe pikat e tij te shikimit te ndryshme.



Qesh

E qeshura eshte menyre me e mire per monotonine e nje marredhenieje dhe nje menyre shume e mire per te ulur tensionet keshtu qe sigurohu qe nuk humbisni humorin.

Jo auto-kritik

Prano pergjegjesine per aksionet dhe deklarimet e tua. Mos ki frike qe te pranosh gabimet e tua dhe gjithmone kerko falje partnerit per cdo gabim qe ke bere.

Mendo pozitiv.

Mos i kushto vemendje gabimeve te vogla, te parendesishme. E qarja e vazhdueshme mund te vrase dashurine, kurse kritika mund te rris besimin ne vetvete. Duhet qe te perqendrohesh me shume mbi gjerat e mira te cilat te bene qe te dashurohesh me partnerin tend dhe te vazhdosh te krijosh nje lidhje te mire.

Mos ki frike qe te besh komplimente

Modalitet tjeter per te krijuar nje marredhenie te mire shte qe te besh komplimente partneres/it, ta mburresh dhe ta besh qe te ndihet me te vertet special. Asnjehere nuk jane te shumta "Te dua"-at.

 

No comments:

Post a Comment