Saturday, August 6, 2011

Cfare thote fytyra per menyren se si sheh seksualitetin?

Je per nje mardhenie serioze apo te pelqen te bredhesh lule me lule? Cila eshte natyra jote seksuale? Karakteristikat e fytyres tende thone shume!

Ke pyetur ndonjehere veten, ne nje takim te pare, se cilat jane qellimet e personit tjeter? Ekziston nje menyre per te mesuar nese fjalet qe ai/ajo thote jane te verteta apo po perpiqet te te genjeje? Shkencetaret britanike besojne se vetem nje shikim te hedhim ne fytyren e personit, mund te mesojme shume per natyren e tij seksuale, pasi fytyra mund te thote shume gjera qe fjalet e tij/saj nuk ti tregojne.

Kjo gje del nga nje studim i kryer ne Britanine e Madhe, studim ne te cilin kane marre pjese mbi 700 persona heteroseksuale, me moshe me te madhe se 20 vjec. Keta kane konsideruar se qellimet seksuale te nje individi, ashtu si dhe pritshmeria e tij, mund te lexohen lehte ne fytyren e tij. Per te mbledhur informacionet e nevojshme, studiuesit kane ndjekur formen e fytyre, madhesine, madhesine dhe formen e hundes dhe te syve.
Femrat besojne se meshkujt me tipare mashkullore, dmth me fytyren disi katrore, hunden e madhe, syte e vegjel, zakonisht jane ne kerkim te nje aventure te nje nate.

Burrat qe kane marre pjese ne studim besojne se femrat me buzet sensuale dhe te plota, me syte e medhenj, transmetojne mesazhin se deshirojne nje aventure.
Nese ky studim te duket absurd, na lejoni tju themi se 72% e personave te implikuar ne kete studim, nderkohe qe shihnin fotografi te personave te ndryshem, kane parashikuar sakte qellimet seksuale te personave ne fotografi. Rezultatet e kerkimit u publikuar edhe ne revisten shekncore "Evoluimi dhe Sjellja e Njeriut" ne Britani.

No comments:

Post a Comment