Thursday, August 4, 2011

Seks ne vendin e punes

Shume persona bejne diten e punes me interesante dhe me te bukur duke i lejuar vetes mardhenie seksuale ne vendin e punes. Ne kete menyre, shume studime kane treguar se keta persona jane shume me produktive ne pune.
Vendi i punes eshte vendi ku kaloni nje pjese te madhe te jetes aktive. Cdo dite takohesh, pothuajse, me te njejtet persona dhe diskuton me ta, ke besim tek ta, festoni sebashku, ndihmoni njeri-tjetrin dhe krijoni nje nderlidhje shume interesante.
Ne vendin e punes mund te krijohen atmosfera te bukura, intime, gje qe mund te sherbeje si nje vend ku mund "te fshihesh" nga problemet e tjera qe keni ne shtepi apo probleme me te cilat perballesh ne jeten familjare. Ne kete bote ku nuk ekzistojne vetem mami, babi, gruaja, burri, femijet, shume persona fillojne te jetojne jeten e tyre - jete e cila perfshin edhe aspektin seksual.

Seksualiteti ka nje efekt perfitues mbi njerezit dhe i relakson ata. Seksi te ben te ndihesh me energjik dhe te jesh me optimist, aspekte te cilat, ndonjehere, pas shume ore apo dhe vite te kaluara ne vendin e punes, mungojne. Te kesh mardhenie seksuale ne vendin e punes nenkupton vetvetiu nje sekret te fshehur, gje e cila i shton interesin dhe deshiren paleve.
Ndonjehere, seksi ne vendin e punes mund te kryehet edhe pas oreve te punes dhe mund te transformohet ne nje aventure te vertete. Pra, duhet te jeni inovative pasi mundesite qe ju ofrohen jane te shumta.

Sipas disa studimeve te koheve te fundit, rreth 60% e meshkujve dhe 40% e femrave kryejne mardhenie seksuale ne vendin e punes. Per nje numer te caktuar njerezish, kjo gje eshte dicka normale e jetes se perditshme te punes. Ne nje studim tjeter, 45% e meshkujve kane deklaruar se mund te kryejne mardhenie seksuale me shefen e tyre, pa asnje problem, per te perfituar nje rritje ne detyre. Ekspertet e fushes mendojne se nje doze e tille seksuale mund te permiresoje eficience ne vendin e punes.

Megjithate, kur flitet per te tilla "aktivitete" ne vendin e punes, eshte e rendishme te kesh kujdes dhe te veprosh me mend. Nuk duhen perziere asnjehere biznesi me kenaqesine personale. Nese veprimtarite seksuale ne vendin e punes i merr ne menyren e duhur, keto mund te sjellin shume ndryshime pozitive ne jeten tuaj. Por, nese ne ndonje menyre apo tjetren fillon te implikohesh me shume se cduhet, keto veprimtari mund tju hapin goxha probleme.
Pra, rekomandohet qe perpara se "te marresh kete tren", duhet te jesh i qarte me ate qe do te besh me jeten tende.

No comments:

Post a Comment