Sunday, August 21, 2011

Unaza vaginale, nje tip kontraceptivi hormonal

Nuk te pelqen qe te perdoresh prezervativa? Harron te marresh pilulat kontraceptive? Nuk do qe te kesh ende femije?



 

Unaza vaginale, nje tip kontraceptivi hormonal, mund te jete pergjigja per ty.

Unaza vaginale hormonale mund vendoset ne vagine nga nje femer pa ndihmen e mjekut. Kjo duhet te nderrohet njehere ne muaj dhe te mbron ne menyre efikase nga shtatzania. Nje unaze vaginale duhet hequr pas 21 ditesh.

Keshtu sic sugjeron emeri, nje unaza vaginale hormonale cliron nje sasi te vogel hormonesh te cilet ndalojne vezimin dhe ndalojne ne kete menyre clirimin mujor te vezeve nga vezorja. Pas tre javesh, femra ben nje pushim prej 7 ditesh, ne kete menyre qe te kete zakonet. Pas pushimit, ajo perserit perseri procesin me nje unaza te re.



Vendosja dhe heqja e unazes hormonale eshte shume e lehte, kurse muskujt vaginal mbajne unazen shume mire, duke pasur kujdes qe ky te rrije ne vend.

Si funksionon unaza vaginale?

Unaza vaginale permban dy tipe hormonesh te cilet ndalojne krijimin (njesoj si pilulat kontraceptive), estrogen dhe progesteron, per shembull. Muret vaginale thithin hormonet nga unaza dhe i dergojne ne gjak. Atehere kur eshte e perdorur ne menyren e duhur, unaza hormonale siguron nje mbrojtje  99%, me nje permbajtje te vogel hormonesh.



Unaza vaginale mund te gjendet ne shume shtete, ku mund te mirret me receten e mjekut. Perdorimi i ketij kontraceptivi hormonal rekomandohet per femrat mbi 35 vece.

No comments:

Post a Comment