Wednesday, July 27, 2011

Nje lidhje do te thote qe te degjosh partnerin

Tingellon e lehte, apo jo?



E mire, ne qofte se do te dinim te gjithe si te degjonim ne nje menyre efikase, do te ishin me siguri me pak probleme ne lidhjet tona.

Permiresimi i mundesive per te komunikuar mund te jete shume e nevojshme jo vetem per te zgjidhur problemet e dala nga lidhja, por dhe ne shume te tjera te jetes. Keshtu qe mos hezitoni te provoni te mesoni si te komunikoni me efikas. Komunikimi eshte thelbesor per jeten tende seksuale, ne vecanti kur meson te degjosh deshirat e partnerit tend, do te dishe se si ti plotesoshe.

Komunikimi do te thote degjim efikas

Te dish te degjosh nu do te thote vetem qe te degjosh mire. Do te thote qe te degjosh partnerin ne ate menyre qe te jeshe ne gjendje te kuptosh se cfare do qe te thote. Komunikimi mund te beje konflikte me te tensionuara ne momentin kur nuk kuptojme mesazhin qe partneri na e dergon.

Degjimi efikas na lejon qe te bejme pyetjet e sakta dhe te mund ta kuptojme partnerin tone. Ky lloj feedback do ti lejoje partnerit te dije ne qofte se e kuptuan sakte. Degjimi dhe kuptimi mund te behen duke praktikuar duke bere permbledhjen e fjaleve te tjetrit: "Ne qofte se kuptova mire, cfare the ti...".Eshte shume e rendesishme qe te mos ndaloni njeri tjetrin, por ti lejoni partnerit qe te shprehe mendimet e tij.

Kontrolloje veten ne cdo pike te fjalimit te partnerit tend dhe mos u nxito qe te nderhysh, me mire merr nje cop letre dhe fillo sheno idete. Do ti shprehesh menjerehe sa te permbledhesh fjalet e partnerit.



Gjuha e trupit luan nje rol te rendesishem ne komunikim

Gjuha e trupit mund te inkurajoje ose jo komunikimin. Inkurajimi vjen nga kontakti i syve dhe pozicioni vertikal i trupit, i cili i tregon partnerit tend qe je e perqendruar komplet rreth fjaleve te tij/saj. Kur leviz koken do te thote qe ben pjese aktiv ne fjalim dhe qe ndjek partnerin- vetem ne qofte se leviz koken nga ndonje zakon (pa degjuar se cfare te thote). Nje shembull te gjuhes se trupit cinkurajues eshte qe te mbash duart bashke - kjo gje shfaqe gjendjen tende mbrojtese.

Kontrollo ndjenjat

Ndjenjat e forta jane, me siguri, te nje rendesie te madhe per funksjonimin e lidhjes, por, kur vjen fjala per diskutime serioze, keto jane komplet te kota.  Inati nuk do te ndihmoje qe te zgjidhesh probleme, keshtu qe mund te jete me mire qe te marresh ajer thelle dhe te shtrengosh duart nga inati dhe te lejosh qe ndjenjat te qetesohen perpara se te flasesh.

Merr kohen e nevojshme qe te qetesohesh. Ne shumicen e rasteve, sic do ta shikosh pas zenies, ishte pa kuptim qe te fillosh nga fillimi te berrtasesh.

No comments:

Post a Comment