Thursday, July 21, 2011

Deshiron ta joshesh? Vishu me te kuqe

Sipas eksperteve, femerat te veshura me te kuqe marrim me shume vemendje nga meshkujt.



Perse ta perdoresh kete gje ne avantazhin tend?

Me nje fustan te kuq ne nje takim

Nje kerkim i financuar nga Universiteti i Rochester ka treguar se e kuqa zmadhon joshjen e seksit femeror dhe qe meshkujt mund te shpenzojne me shume leke me nje femer te veshur me kete ngjyre sesa me nje tjeter. E kuqa na ben te mendojme per organet gjenitale dhe eshte e lidhur me ndjenja romantike, seks, zemer, dashuri, erotism, pasjon dhe diten e te dashuruarve.



Studimi amerikan tregoj se meshkujt jane me lehte te impresionuar nga fustanet me ngjyre te kuqe. Ketyre i eshte treguar fotografi me femra te cilat mbanin rroba me ngjyra te ndryshme dhe duhet te imagjinonin sikur kishin nje takim me secilen prej tyre. Rregulli ishte qe kishin vetem 100 dollan ne xhep. Kur u pyeten se sa leke do te harxhonin per secilen femer, fustani i kuq morri shumat me te medha. Nuk kishte asnje dyshim dhe kur u pyten se cila femer i ben qe te mendojne per seks. E kuqa fitoj perseri.



Cfare mund te nxjerresh ne pah me ngjyren e kuqe?

Duke pasur parasysh se e kuqa te ofron nje plus joshjeje, po ju japim disa keshilla per sa i perket se cfare pjese te trupit mund ti tregosh vlerat me kete ngjyre joshese.

E kuqa e ndezur eshte me siguri nje ngjyre te cilet meshkujt e verejne shpejt. Buzekuqi me kete ngjyre i nxjerr ne dukje buzet, kurse rrobat e kuqe i pershtaten bjondeve dhe femrave me floket me ngjyre te mbyllur, pra nuk mund te gabosh asnjehere ne zgjedhjen e nuances se pershtatshme.

Ne qofte se te duket qe e kuqa eshte nje ngjyre mjaft e forte dhe preferon rrobat me ngjyre te erreta, mund ta preshtatesh veshjen e erret me nje shall te kuq rreth qafes, bizhuteri ose kepuce te kuqe.

Ekspertet ne mode dhe seksologet vleresojne femrat te cilat kane pak te kuqe ne garderoben e tyre sepse kjo mund te kenaqet me efektet e krijuara nga kjo ngjyre.




 

No comments:

Post a Comment