Wednesday, July 27, 2011

Te presesh per HSDD pas menopauzes?

Shume femra vuajne nga HSDD pas menopauzes, domethene crregullime hipoactive te deshires seksuale.



Femrat ndryshojne pas menopauzes

Ne qofte se deshirojme te thjeshtesojme gjerat, mund ta themi keshtu. Zhvillohemi dhe ndryshojme gjate gjithe jetes. E ndjejme me shume atehere kur trupi jone fillon prodhimin e hormoneve seksuale dhe kur ndalon nga prodhimi i tyre. Domethene ne adoleshence dhe menopauze. Ndryshimet fizike kane ne nje influence te forte mbi te gjithe aspektet e jetes sone, ne vecanti mbi jeten seksuale.

Menopauza eshte nje e keqe naturale dhe e nevojshme per femerat, jeta e tyre ndryshon shume. Kjo gje ka avantazhe dhe dezavantazhe.

Llogjika e doktorreve eshte pak a shume keshtu. Femrat humbin deshiren seksuale pas menopauzes. Cilesia e jetes se tyre - per sa i perket shendetit - eshte me e vogel sesa cilesia e femrave te cilat kane ende nje deshire seksuale te madhe.

Crregullimi hipoaktiv i deshires seksuale shfaq probleme te tilla me ate te diabetit, osteoporozes ose azmes. HSDD eshte e pershkruar si "mungesa e rregullt e deshires seksuale" qe shfaq "stres dhe probleme ne cift" dhe eshte e quajtur tashme si semundje mendore ne disa shtete.



Per cfare ishte studimi dhe si u drejtua?

Studimi u sponsorizua nga Procter&Gamble dhe u zhvillua nga Dr.Andrea K Biddle nga Universiteti i Carolines se Veriut. Biddle dhe ekipi i saj studjuan te dhenat e mbi 1000 femrave te cilat kaluan ne menopauze kirurgjikale (heqja e vezoreve) ose menopauze natyrore dhe u testua efekti HSDD mbi shendetin e tyre.

Femrat e perfshira ne studim me moshen nga 30 deri 70 vjec ishin ne nje lidhje te pakten 3 muaj. 6,6% nga femrat qe hyne ne menopauze natyrale dhe 12,5% qe hyne ne menopauze kirurgjikale u identifikuan me sindromin HSDD.

Keto femra ishin me pak te kenaqura nga jeta e tyre dhe nga marredhenia me partnerin dhe shpesh here vuajten nga depresioni. Ato kishin dy here me shume dhimbje kurrizi, lodhje dhe probleme me memorjen.

 



Pula dhe veza

Ne qofte se shikojme problemin nga nje ane tjeter, mund te themi qe femrat te cilat vuajne nga dhimbje kurrizi, lodhje, humbja e memorjes dhe depresion pas menopauzes, qarte kane humbur deshiren seksuale. Kjo teze eshte po aq e vlefshme dhe mbeshtetet mbi te njejtat te dhena. Mund te tingelloje me llogjike.

Per nje femer 60 vjecare, te kesh hormone duket nje vendim i cuditshem, eshte pse organizmi i saj sapo eshte mesuar me mungesen e tyre.

Ne qofte se nje femer nuk ka deshire seksuale, dhe kjo gje e ben qe te ndihet e deprimuar, ajo nuk ka nevoje te trajtoje trupin por mendjen. Pse deshiron te kete marredhenie seksuale, cilat jane rrethanat, cfare lloj partneri ka, cilat jane zgjidhjet per jeten seksuale te cifteve me ne moshe e keshtu me radhe.

 

 

 

No comments:

Post a Comment