Thursday, July 21, 2011

Leshimi i prezervativave vegane

Vegjetarianet dhe veganet do te gezohen kur te degjojne per produktin e ri. Ne Angli prezervativat vegane kane nje sukses te madh.



Prezervativat vegane nuk permbajne proteina nga qumeshti

Biznesmenet indian, Shanip dhe Ketan Shah, kane nje sukses te madh me prezervativat vegane. Shpikja e tyre beri buj ne shitjen e dyqaneve per shendetin ne te gjithe Londren.

Prezervativat e quajtura Fusion nuk permbajne proteina nga qumeshti, te quajtura cazeina, sic ndodh ne rastin e llojeve te tjera te prezervativeve. Ne vend te ketyre, jane te perdorura ekstrakte te pemes se kakaos, ne kete menyre prezervativat jane te pershtatshme edhe per veganet me te medhenj.

Drejtimi i kompanise thote qe shumica e veganeve dhe vegjetarianeve as qe e dine qe prezervativat permbajne ekstrakte qumeshti. Prandaj, kompania do ti ofroje klienteve mundesine per te zgjedhur edhe atehere kur vjen fjale per masat per mbrojtje seksuale.

Ambalazhi eco - friendly

Studimet me te reja kane nxjerre ne pah faktin se ngelja shtatzane aksidentalisht ne rastin e te rinjve eshte ne rritje. Domethenen, sipas vellezerve Shah, prezervativat duhet te jene me te lehte per tu blere dhe te pershtatshme te gjithe gustove. Keto mund te blihen nga farmacite, supermarket, etj.

Keto jane te destinuara vegjetarienve dhe veganeve te rinj, te cilet jane te vetedijshem per mbrojtjen e mjedisit.

Prezervativat nuk jane te ambalazhuara me celon, kurse udhezimet per perdorimin jane te printuara ne brendesi te ambalazhit te perbere prej letre te recikluar.

No comments:

Post a Comment