Showing posts with label nevoja seksuale. Show all posts
Showing posts with label nevoja seksuale. Show all posts

Tuesday, September 6, 2011

Ejakulimi ne kohen e gjumit - arsye alarmi?

Ejakulimi gjat gjumit eshte i provuar nga adoleshentet por edhe nga meshkujt me te rritur. Pse?



Adoleshentet kane orgazmen e tyre te pare gjat kohes se gjumit

Kur meshkujt fillojne qe te zhvillohen ne qenie te pjekura seksuale, i provon shpesh te ashtu quajturat enderra te njoma, te shkaktuara nga eksperiencat e provuara gjate dites. Keto mund te jete te provokuara nga skena erotike nga ndonje film, nje kolege klase e lezetshme, nje aktore ose nje kengetare e njohur, ose mbase disa materiale nga revistat erotike.

Kjo gje ndodh zakonisht adoleshenteve te cilet nuk kane marredhenie seksuale te rregullta ose te virgjerve te cilet nuk masturbohen rregullisht mjaftueshem. Eshte nje ngjarje shume natyrale, e cila shfaqet me shpesh tek disa dhe me pak tek tjeret.

Cdo frike rreth ejakulimit gjat kohes kur fle gjume eshte e kote. Kjo shfaqet heren e pare afersisht ne moshen 14 vjecare. Disa meshkuj e provojne pak me heret, te tjere pak me vone, disave mund te mos i ndodhe asnjehere. Nuk ka rregulla dhe asnje nga keto mundesi nuk eshte problematike.



Kur jane enderrat e njoma?

Ne keto enderra nje mashkull imagjinon deshirat e tij seksuale, ngjarje dhe eksperienca te ndryshme. Ne gjendje te zgjuar, mendja shtyn ne subkonshtient te gjithe kerkesat seksuale per te cilat kemi turp ose frike. Ato shfaqen keshtu ne nje forme autentike dhe shume te qarte ne enderrat tona.

Sigmund Freud, i cil lidhte cdo enderr me seksualitetin, do te kishte shume per te thene per kete teme. Ne vecanti po te referohemi ne te ashtu quajturat enderra te fshehura, te cilat permbajne  simbole seksuale te ndryshme. Per shembull, organet gjenitale femerore shfaqen zakonisht ne forme varke, dhome dhe kopshti, kurse organet mashkullore ne formen e grushtit, shkopi ose gjarperi. Bashkimi seksual eshte i dukur si nje avion ose si e hecura me makinen. Interpretimi i enderrave seksuale te fshehura ndihmon shume ne eksplorimin e seksualitetit personal, por dhe te personave te tjere.

Ejakulimi ne kohen e gjumit ndodhe dhe tek meshkujt e rritur

I ndodh shpesh here meshkujve te cilet plotesojne nevojat seksuale ne menyre te rregullt dhe mund te tregoje shenja kenaqesie te subkonshtientit per sa i perket nje deshireje per te cilen ke frike ose ndodhesh ne pamundesine per ta bere ne jeten reale. Ne vecanti ne rastin kur perfshin nje tip devijimi seksual, i cili nuk eshte i pranuar ne shoqerine.

Meshkujt mund te kene enderra rreth nje anomalie seksuale, perversitet dhe plotesimin e deshires seksuale ne nje menyre te pazakonte, te paimagjinueshem dhe shume te papranueshem per nje person normal, deshira te cilat meshkujt nuk mund ti plotesojne vetem kur jane ne gjume.



Gjerat nuk jane gjithmone kaq ekstreme. Nje person i rritur mund te kete enderra erotike te zakonshme, te shfaqura nga nje stimulim gjat dites. Ejakulimi gjat gjumit eshte, ne fakt, masturbimi i subkonshtientit i cili nuk afekton fuqine seksuale te nje mashkulli atehere kur eshte i zgjuar. Shume meshkuj kane deklaruar se ejakulimi gjat gjumit nuk ka asnje efekt permbi aktivitetin seksual te asaj dite, pamvarsisht eliminimit te spermes.

Domethene nuk paten probleme me ereksion te menjehereshem dhe as lodhje te mundshme. Mundem ne kete menyre te themi se orgazmi gjat kohes se gjumit nuk ka asnje efekt permbi orgazmit ne kohen kur je i zgjuar, edhe pse ndodhet nje dallim i vone kohe midis tyre. Ejakulimi gjat kohes kur fle, si rrjedhoje, nuk ka asnje arsye per alarmim.

Saturday, August 13, 2011

6 keshilla se si te impulsionosh jeten seksuale

Ja disa keshilla se si te impulsionosh jeten seksuale dhe ta besh me incituese.



1.Mos harro per nevojat e tua ne krevat

Per te stimuluar jeten seksuale duhet te dish se cfare te pelqen dhe cfare te eksiton ne krevat. Te gjithe e dime kete deri ne nje fare pike, por ne qofte se ti dhe partneri jot perdorni te njejten praktike seksuale per dite, eshte koha qe te vendosni disa gjera te reja ne rutinen tuaj seksuale. Mundohu qe te gjesh dicka te re, me te cilen te gezoheni te dy. Ose mund te eksperimentosh vete. Ne qofte se ke pershtypjen se partneri nuk te ploteson nevojat, mundohu qe te flasesh me te rreth ketij problemi.

2. Perkedhele partnerin cdo dite

Pamvarsist jeteve te tuaja te zena, mos harroni qe te perkedheleni reciprok. Per shkak se femrat kane nje veshtiresi per tu kenaqur me seks pa prekjen e bute dhe perqafimet plot me dashuri, mungesa e intimiteti ditor mund te krijoje probleme ne jeten tuaj seksuale.

Nje studim i kryer ne Karolinen e Veriut tregoj se perqafimet e shpeshta dhe puthjet clirojne hormone te cilat kane pasoja pozitive mbi mireqenien tende dhe krijojne nje lidhje intime midis teje dhe partnerit tend. Pra, eshte e mjaftueshme qe te mbaheni prej dore gjat kohes qe shikoni televizor, te putheni kur ktheheni nga puna, te beni masazhe ne qafe ose ne shpatull ose te bini ne gjume njeri ne krahet e tjetrit.



3. Mos u mendo per problemet ne kohen kur ben seks

Femrat kane si zakon qe te mendojne per problemet e tyre me shpesh sesa meshkujt. Ekspertet thone qe femrat jane jo aktive per shkat te mendimeve te tyre me te shpeshta sesa te meshkujve, dhe qe niveli i tyre i eksitimit mund te ulet shume menjehere, ne krahasim me meshkujt. Kjo gje do te thote qe  mendimi i pjatave te palara mund te prishi me lehtesi gjendjen shpirterore seksuale ne nje sekonde.

Ne qofte se deshiron qe te stimulosh jeten seksuale, me siguri nuk duhet te mendosh per gjera te tilla ne kohen kur beni seks. Pra, bej nje liste me gjerat qe ke per te bere. Ne qofte se e shqetesuar me disa prej tyre, diskuto me partnerin tend rreth kesaj gjeje dhe beje qe te kuptoje pse nuk ke gjendjen shpirterore per seks ne ate moment. Partneri jot mund te ndihmoje per tu relaxuar ne fund te dite dhe te perqendrohesh vetem rreth kenaqesise ne krevat.



4. Hiq dore nga paragjykimet rreth lodrave seksuale

Spontaniteti, e reja, eksperimentet dhe diversiteti ndihmojne ne impulsionimin e jete seksuale. Lodrat erotike ofrojne te gjitha te permendurat me perpara dhe mund te ndihmojne ty dhe partnerin tend qe te vini ne aplikim fantazite seksuale.

Duke pasur parasysh qe ekzistojne nje varesi e madhe produktesh ne treg, do te duhet qe te kerkosh ato lodra te cilat te pershtaten me mire. Ne qofte se nuk je e sigurte si te prezantosh idene e lodrave seksuale partnerit tend, bej nje surprize me nje xhel per masazh senzual dhe pastaj do te beni blerjen tjeter te dy bashke.



5. Me pelqen kjo, por nuk me pelqen ajo tjetra

Meso se si te flasesh me partnerin tend rreth jetes seksuale. Shume persona nuk flasin rreth gjerave te cilat i bezdisin ne jeten seksuale per dy arsye. Arsyeja e pare eshte sepse kane turp te flasin rreth seksit, dhe arsyeja e dyte eshte se kan frike per menyren se si partneri i tyre do ti kritikoje.

Ne qofte se cfare ben partneri jot gjat aktit seksual nuk te eksiton, me siguri duhet ti japesh disa keshilla rreth kesaj, ne kete menyre do te jesh e pakenaqur seksualisht per shume kohe. Pra, atehere kur vendos te flasesh me partnerin tend rreth gjerave te cilat nuk te eksitojne, fillo muabetin duke pershkruar gjerat te cilat te pelqejne. Ne kete menyre, do ti japesh nje top pozitiv muabetit, dhe si rezultat, cfare do te thuash nuk do te tingelloje si kritike, por si nje keshille.